Arabia Saudite njeh pasaportat e Kosovës
Prishtinë -Arabia Saudite ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, edhe pse ky vend ende nuk ka marrë një vendim për njohjen e pavarësisë së shtetit të ri. Oda Kosovaro-Arabe për Miqësi dhe Bashkëpunim Ekonomik ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, se tani e tutje këtë mund ta bëjnë me pasaportat e Republikës së Kosovës. Në një njoftim të kësaj Ode, thuhet qeveria Mbretërisë së Arabisë Saudite ka ka autorizuar përfaqësitë konsullore që të pajisin me viza qytetarët e Republikës së Kosovës.