E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja tërheqë trupat nga Kosova

Spanja ka njoftuar se do t'i tërheqë trupat nga Kosova. Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Carme Chacon e tha këtë gjatë një vizite në Kosovë, ku ndodhen më shumë se gjashtëqind trupa spanjolle në kuadër të misionit të KFOR-it që nga viti 1999.Siç njofton radio spanjolle, zonja Chacon ka thënë se "Siguria është garantuar, gjë që ka mundësuar një milion refugjatë dhe të zhvendosur, si rezultat i spastrimit etnik që ndërmori Sllobodan Millosheviqi në këtë vend, të kthehen në shtëpitë e tyre. Trupat spanjolle kanë kryer një mision të mrekullueshëm. Sot është dita t'i përgëzojmë dhe t'u themi poashtu se po fillojmë të kthehemi në shtëpi." Spanja është një prej pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›