E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë: 25 të arrestuar dhe 300 kg drogë e konfiskuar

Agjentët specialë të policisë spanjolle kanë arrestuar 25 persona dhe kanë konfiskuar mbi 300 kilogramë drogë dhe 1.7 milionë funte në një vilë jashtë Madridit. Ky aksion sipas autoriteteve spanjolle, ka shkatërruar të ashtuquajturin laboratori më i madh dhe më i sofistikuar i kokainës në Europë. Në një njoftim të policisë thuhet se agjentët kanë konfiskuar edhe 33 tonë kimikate, të cilat përdoren për përgatitjen e kësaj lënde narkotike. Gjithashtu janë konfiskuar edhe 470 telefona celularë.

Mes të arrestuarëve ishin shtetas nga Spanja dhe Kolumbia, duke përfshirë këtu edhe disa gjykatës spanjollë, të cilët kishin ndihmuar trafikantët. Sipas policisë, operacioni filloi në 7 dhjetor dhe u finalizua pas më shumë se dy vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›