E Diel, 1 Nëntor 2026

AI: Kroacia tëhetojë politikaninpër krime lufte

ZAGREB- Amnesty International (AI) i bëri thirrje autoriteteve kroate të hapin një hetim për zërat që akuzojnë politikanin e njohur lokal, Vladimir Seks, në një çështje për krime lufte gjatë konfliktit serbo-kroat (1991-95).

"Zërat që ekzistojnë për Vladimir Seksin do të bëhen objekt i një hetimi", deklaroi një zyrtar i OJQ-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Nicola Duckëorth, cituar në një komunikatë.

Seks, i cili është aktualisht zëvendëspresident i Parlamentit kroat dhe zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Kroaci, Bashkimi Demokrat Kroat (HDZ), ishte personalitet politik i Kroacisë në fillim të luftës.

"Ai nuk duhet të abuzonte me pushtetin duke qenë një politikan me influencë për bllokimin e një procesi në drejtësi", shtoi Duckëorth.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›