E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashke kunder kancerit Topalli fushate sensibilizuese ne Petrele

Shëndeti i gruas është themelor tek familja, tek fëmija dhe tek shoqëria, shëndeti i nënës sikurse ai i fëmijës, është jeta, është familja është e ardhmja.
Me këto fjalë i është drejtuar kryeparlamentarja Topalli grave dhe vajzave në Petrelë në vazhdimin e fushatës sensibilizuese “Bëni mamografinë. Bëni PAP-test. Mos hezitoni. Mos kini frikë ”.
Në një mjedis autokton shumë vajza e gra të moshave të ndryshme, patën rastin të takohen me Kryetaren e Kuvendit, e cila po shkon në çdo qytet, në çdo komunë e fshat për t’i inkurajuar dhe  bindur gratë, për rëndësinë jetësore të analizave mamografi e PAP-test.
Duke inkurajuar gratë dhe vajzat të rrëzojnë murin e drojës dhe të frikës, për të bërë Paptestin e Mamografinë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se konstatoi me kënaqësi  rritjen e diagnostifikimeve vitet e fundit. Megjithatë apeli duhet të vazhdojë tha ajo edhe nëpërmjet jush.
Gjatë takimit, gratë dhe vajzat e komunës Petrelë morën shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme të mjekëve, të cilët po po mbështesin pa kufi, hap pas hapi, Kryetaren e Kuvendit në këtë fushatë në mbrojtje të shëndetit të grave. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›