Ilir Zela për PS e Tiranës
21/12/2011 Deputeti socialist Arben Malaj është shprehur dje gjatë një takimi me studentë në Qytetin Studenti se kandidatura e Ilir Zelës si kryetar i PS-së për Tiranën është më e mira. Zela prej kohësh ishte lënë disi në hije nga ana e kupolës socialiste që pas humbjes së mandatit në zgjedhjet e vitit 2005. Prej disa kohësh Zela është rishfaqur sërish në ambientet e selisë rozë, ndërkohë që është dhe një ndër kandidaturat për një degë të rëndësishme.
Duke folur për përjashtimin e ligjvënësit të deritashëm të selisë rozë Kastriot Islami, Malaj e cilësoi përjashtimin e tij si një ngjarje të dëmshme dhe theksoi se përjashtimi nuk u shërben sfidave të Partisë Socialiste. Sipas tij, 1 në 4 deputetë socialistë janë kundër përjashtimit të Islamit. Gjithashtu ai theksoi se deputetët nuk duhet të kthehen në kartonë solidarë, pasi ata duhet të kenë personalitetin e tyre.