Spanjë, e djathta fiton zgjedhjet parlamentare

Marijano Rajoy
Partia Popullore e qendrës së djathte ka fituar zgjedhjet parlamentare të zhvilluara një ditë më parë në Spanjën e përfshirë nga kriza e borxheve.
Më pothuajse të gjithë votat e numëruara, partia e drejtuar nga Mariano Rahoi ka arritur të sigurojë një shumicë të pastën në dhomën e ulët. Partia Socialiste, e cila ka qeverisur Spanjën që nga viti 2001 ka pranuar humbjen. Rahoi pritet të jetë kryeministri i Spanjës tashmë ka si detyrë kryesore që të ulë borxhin financiar dhe shtojë vendet e punës.
Do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar vendin, por populli nuk duhet të pres mrekullia, kjo ka qenë deklarata e parë e Rahoit si Kryeministër i ardhshëm i Spanjës.
Ai tha përpara mbështetësve të tij se nuk duhet të prisnin ndonjë mrekulli megjithatë, sipas tij vendi duhej të ishte i bashkuar për të rifituar respektin e Europës. Partia Popullore fitoi rreth 44% të votave përkundrejt 29% të votave të marra nga socialistët.
Kështu Partia Popullore pritet të ketë 186 vende në Parlament nga 350 sa ka gjithsej dhoma e ulës. Teksa bëheshin të ditura rezultatet në rrugët e Spanjës nisën festimet