E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, fillon votimi për alternativën e re

Më shumë se 30 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për dy dhomat e parlamentit dhe po bëhen gati të ndëshkojnë qeverinë socialiste, e cila qëndron në pushtet që prej vitit 2004.  "Spanja do të vendosë për qeverinë që do të përballet me uraganin e krizës", ishte titulli kryesor i të përditshmes me tirazh të madh të qendrës së majtë "El Pais".

"Vendi drejt falimentimit nga kriza zgjedh sot mes ndryshimit dhe vazhdimësisë", shkruan e përditshmja e djathtë ABC. "Me këtë votë përfundon një proces i pashkruar dhe i paplanifikuar për zëvendësimin e të gjitha qeverive të ekonomive evropiane të konsideruara si periferike: Greqi, Irlandë, Portugali, Itali, plus Spanja", theksojnë analistët e Bankinter.

 Në këtë proces zgjedhor pritet të zgjidhen 350 deputetë dhe 208 senatorë për katër vjet. Partia Popullore, PP, sot partia kryesore e opozitës, do të jetë në gjendje, që, nëse fiton një shumicë absolute, të qeverisë e vetme vendin, pa aleancën me partitë nacionaliste rajonale siç ndodh sot me socialistët.

Kryetari i PP-së, Mariano Rajoy, 56 vjeç, pritet të drejtojë qeverinë e re, pavarësisht mungesës së karizmës, pas një fushate të qartë që nuk i lë asnjë shans kandidatit socialist Alfredo Perez Rubalcaba, 60 vjeç. Votimi filloi në orën 09:00 (08:00 GMT) dhe do të përfundojë në 20:00 (19:00 GMT), ora kur do të publikohen sondazhet e kryera në mbyllje të qendrave të votimit. Rezultatet gati përfundimtare priten në mbrëmje. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-20 11:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›