Proces ne Libi i djalit te arrestuar te Gaddafi-t Saif al-Islam

Udheheqja e re ne Libi nuk do tja dorezoje Gjykates Nderkombetare Penale djalin e arrestuar te ish dikatorit Gaddafi Saif al-Islam por do ta beje vete procesin gjyqsor kunder tij. Kryeministri Abdulrahim Al-Kib tha se Saif do te marre nje gjykim te drejte. Gjykata e Larte Penale ne Hage gjate kryengritjes kunder regjimit te Gaddafit kishte leshuar nje urdher arresti ndaj Saifit dhe babait te tij Muammara al -Gaddafi per shkak te krimeve kunder njerezimit.
Saif al-Islam djali me i njohur i Gaddafit u arrestua ne jug te Libise te shtunen 19.11.. Arrestimi i Saif al-Islamit filloi menjehere te festohet ne mbare Libine sepse kjo do te thoshtet se eshte nxjerre jashte veprimit edhe anetari i fundit i rendesishem i regjimit te vjeter libian. Hossam al-Gheriani nga Zyra per Informim e Qeverise kalimtare libiane
Jane lajme fantastike te papritura Ai ndoshta edhe nuk ka qene aq i rrezikshem si disa te tjere por ai megjithate ishte nje pengese prandaj ky eshte nje moment triumfues per te gjithe libianet.
Ne menyre te perseritur ne javet e fundit u tha se Saif al-Islam al-Gadafi mund te jete ne gjendje per te organizuar nje rezistence te armatosur kunder pushtetmabjetsve te ri te vendit. Ose nga ilegaliteti ne Libi apo nga ndonjeri prej vendeve fqinje si Nigeri Algjeria dhe Sudani.
Saif al-Islam anetari me i rendesishem i regjimit te vjeter
Edhe me heret qysh gjate luftimeve ne mes te revolucionareve dhe mbeshtetsve te regjimit ishte njoftuar per arrestimin e Saif al-Islam al-Gadafit. Dhe papritmas ai ishte shfaqur serish para grupit te gazetareve nderkombetar per te dhene intervista dhe per tu zhdukur perseri. Sic duket ne Sirte ne vendlindjen e babait te tij. Dyshohet se ai ka qene i perfshire ne luftimet e zhvilluara ne kete qytet por ka arritur te shpetoje per dallim nga babai i tij Muammar al Gaddafi i cili i vra ne Sirte ne rrethana te pasqaruara. Rregullisht thuhej se ai do te perpiqet te arratiset per ne Nigeri ad apo Sudan. Ai ishte anetari me i rendesishem i regjimit te vjeter. Ne muajt e fillimit te revolucionit ne Libi ai ishte kthyer ne zedhenes te babait te tij.
Sipas Hossam al-Gheriani dihet qe libianet duan ta shohin ate ne banken e te akuzuareve. Ne e duam ate te gjalle kesaj radhe nuk duam te gabojme - dhe ne duam pergjigje nga ai. Sepse ai eshte nje prej pak njerezve qe eshte ne gjendje te jape pergjigje per pyetjet qe ka bota.
Saif al-Islam kerkohej nga Gjykata e larte nderkombetare per shkak te akuzave per krime lufte. Por tani jane te pakte ata qe besojne se ai do te ekstradohet me te vertete ne Hage. Shumica e libianeve duan ta shohin ate para gjyqit por ne Libi.
Autor Bjrn Blaschke / Esat Ahmeti
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi