Arrestohet punonjësi i bashkisë, dhunoi policinë

Në pranga ra shtetasi Urim Isak Marku, 27-vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”, me detyrë punonjës në Bashkinë e Tiranës si dhe Shpëtim Isak Marku, 36-vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe fyer punonjësit e policisë në krye të detyrës.
Ata kanë shtyrë, goditur me sende të forta forcat e policisë, me synim kalimin me dhunë të kordonit të policisë, i cili ishte vendosur me planëzimin në pjesën hyrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bazuar në vendimin e këtij të fundit. Këta shtetas, gjatë përplasjes fizike me forcat e policisë janë dëmtuar dhe po ashtu punonjësit e policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe në QSUT.
Në fund të deklaratës, Policia e Tiranës fton pjesëmarrësit në tubim, të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. /S.Lleshi/Start/
2011-05-20 11:33