E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton vizitë në Kosovë, takon Jahjagën dhe Thacin

PRISHTINE-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimti Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton nis vizitat në Kosovë.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka takuar Presidenten Atifete Jahjaga dhe me pas me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Edhe takimi me Thacin po mbahet me dyer të mbyllura, ndërkaq Ashton pritet që sot të takohet edhe me përfaqësues të opozitës ku do të diskutohet ratifikimi i Ligjit për Amnisti, por edhe pika të tjera të marrëveshjes se arritur në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut serb Ivica Dacic.

Ashton dje qëndroi në Beograd, ku takoi udhëheqësit më të lartë serbë.
Në Beograd ajo deklaroi se pas vendimit historik, siç vlerësoi ajo, të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë, tani duhet zbatimi i marrëveshjes për normalizim.

“Puna kryesore per të cilën tani duhet bërë është zbatimi i marrëveshjes”, tha Ashton duke theksuar se procesi teknik i transferimit të vendimeve politike në praktikë nuk është i lehtë.

Ajo vlerësoi se zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, është i domosdoshëm për jetë më të mirë të banorëve në të dy vendet.

Gjatë qëndrimit në Beograd ajo u takua me zyrtarët më të lartë të Serbisë.

Presidenti Tomisllav Nikollic tha se me mundesi Prishtina dhe Beogradi nuk do të kishin qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje pa Bashkimin Evropian dhe porositi se kjo është marrëveshje “për bashkëpunimin e ardhshëm më të mirë, nëse jo të fëmijëve tanë, atëherë të fëmijëve të fëmijëve tanë”

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Serbia pret presion të Ashtonit për miratimin e Ligjit për Amnisti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›