E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, kubanezët e liruar deklarojnë se nuk ndjehen ende të lirë


Gjashtë nga të burgosurit politikë të liruar kubanezë të cilët mbërritën në Spanjë gjatë javës së fundit, kanë mbajtur një konferencë për shtyp të enjten publikisht pas shtatë vitesh. Ata u arrestuan në vitin 2003 por u liruan pas një marrëveshjeje mes qeverisë kubaneze dhe kishës katolike që u deklarua të mërkurën. Normando Hernandez, ish i dënuar politik kubanez i cili tashmë ndodhet në Spanjë pas lirimit prej regjimit të Havanës deklaron se lëvizja e autoriteteve të vendit të tij për të liruar disa prej disidentëve politikë nuk do të sjellë demokraci në Kubë. Ish poeti dhe gazetari Hernandez foli në konferencë në Madrid dhe u shpreh se motivet e lirimit të tyre prej Havanës nuk duhet të keqkuptohen. "Kuba nuk do t'i hapet demokracisë. Personalisht mendoj se është një manovër e qeverisë kubaneze në momentin kur problemet ekonomike në vend janë të jashtëzakonshme dhe situata sociale kritike, për të zhvendosur vëmendjen e komunitet ndërkombëtar", shprehet Hernandez. Kuba u kritikua nga ndërkombëtarët më 23 shkurt për vdekjen e disidentit të burgosur Orlando Zapata Tamayo pas grevës 85-ditore për kushte më të mira në burgje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›