E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mexes: Kurrë nuk do të luaj për Juventusin

Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, thotë se ai kurrë nuk do të transferohej në Juventus, pas spekulimeve se ai do të largohet nga kryeqyteti italian.
28-vjeçari sezonin e kaluar e humbi vendin e tij në formacionin e parë nga Nicolas Burdiso, andaj spekulimet për shitjen e tij u shtuan, pasi ai ka vetëm edhe një vit nga marrëveshja e mbetur me Romën. "Dua t'u tregoj fansave se nuk do të kaloj në Juventus dhe kjo kurrë nuk do të ndodhë", ka thënë bindshëm Mexes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›