Situata në Libi, i dërguari i OKB-së në Tripoli

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ka mbërritur në kryeqytetin libian në përpjekje për të rritur ndihmën ndërkombëtare në rindërtimin e vendit.
Ian Martin mbërriti në Tripoli për të diskutuar se si Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të ndihmojë këshillin Kombëtar të Tranzicionit.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit vijon akoma më përpjekjet për të gjetur kolonel Muamar Gaddafin dhe forcat e tij mbështetëse në disa zona.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë zbuluar dokumentete që provojnë se CIA amerikane dhe M16 britanike kanë bashkëpunuar me regjimin e Muamar Gaddafit gjatë viteve të fundit.