Forcat iraniane vrasin 30 “rebelë” kurdë

Irani njoftoi se trupat e tij kanë vrarë dhe plagosur 30 rebelë kurdë gjatë një përleshjeje të re në kufirin malor me Irakun. Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citon kolonelin Hamid Ahmadi të ketë thënë se “Forcat Revolucionare kanë vrarë ose plagosur 30 anëtarë të grupit të Partisë për Jetë të Lirë të Kurdistanit që nga pasditja e së premtes”.
Dëshmitarët thanë se kanë parë luftimet në mes të kodrave Qandil dhe granatimet në afërsi të fshatit irakian Sone. Edhe gjatë javëve të fundit , ka patur luftime ndërmjet gardës revolucionare iraniane dhe rebeleve kurdë. Në korrik Garda vrau pesë rebelë kurdë, në veriperëndim të vendit.
Po sipas agjencisë së lajmeve IRNA, operacioni kundër selisë së grupit të armatosur Pejak ndodhi përgjatë kufirit me Irakun, pranë qytetit kurd Sardasht. Grupi Pejak, i cili thotë se lufton për më shumë të drejta për kurdët, së fundmi, ka qenë i përfshirë në disa përleshje me forcat iraniane.