Interi iken Gasperini. Ranieri ne pankine deri ne vere

Inter vazhdon rënien e lirë, ndërsa në pikiatën e tij ka marrë me vete trajnerin Gianpaolo Gasperini, i cili i ka dhënë fund karrierës së tij zikaltër pas vetëm dy muajsh. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sidomos pas humbjes së fundit 3-1 në fushën e Novarës, ku kampionët e botës kanë konfirmuar krizën e këtij fillim-sezoni.
Një pikë në tre ndeshje të Serisë A dhe një humbje në Champions, rezultate këto që e kanë bërë të pashmangshëm shkarkimin e Gasperinit nga pankina. Goditja e KO për teknikun ishte humbja në Novara, ku zikaltërit treguan një formë me të vërtetë të dobët. Vendasit do të mbyllnin pjesën e parë në avantazh me golin e Mexhorinit, ndërsa me rikthimin në fushë do të dyfishonin me Rigonin nga pika e penalltisë. I pafuqishëm Interi përpara portës së ruajtur nga shqiptari Ujkani, megjithëse zikaltërit do të hynin në ndeshje vetëm në limitet e kohës së rregullt.
Kambiaso dërgon topin në rrjetë, por Interi nuk i shpëton dot humbjes turpëruese. Rigoni do të vuloste me golin e tretë fitoren e Novarës dhe në të njëjtën kohë do të firmoste shkarkimin e Gasperinit, i cili i ka lënë vendin në pankinën zikaltër Klaudio Ranierit. Presidenti Morati ka vendosur për teknikun 60-vjecar si zgjedhje eksperience, por edhe të përkohshme. Ranieri pritet të firmosë një kontratë 1-vjecare, pasi verën e ardhshme zikaltërit do të synojnë një emër të madh mes Pep Guardiolës dhe Fabio Kepelos.
Nertan Prifti