Veriu i Kosovës, Krasniqi takon ambasadorin britanik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur ambasadorin britanik në Prishtinë, Iwn Kameron Klif.
Në takim është biseduar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe për lëvizjen e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe anasjelltas.
"Është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve", thuhet në deklaratën e Kuvendit të Kosovës.