E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Arteve, korpusi i kulturës shqiptare

Në një kohë kur të gjithë janë të apasionuar pas artit, për të gjithë lind pyetja në se është ajo që duan. Natyrisht që ndërtimi dhe funksionimi i një akademia, aq për më tepër arti ka shumë vështirësi. Natyrisht që ka filluar që procesi i reformimit ta zërë dhe këtë institucion që mbi të gjitha nxjerr ata të cilët janë artistët dhe përfaqësuesit më të denjë të skenës dhe artit shqiptar. Kështu karta e bolonjës ka bërë atë që do të quhej dhe vënia në lëvizje e gjithë Akademisë së Arteve, e cila natyrisht po realizon dhe mundohet ta bëjë një gjë të këtillë në formën më të mirë të mundshme. Megjithatë ndër kohëra dhe në një mënyrë shumë interesantë Akademia e Arteve ka ndryshuar dhe vjen në një formë më të plotë për nga ana e saj funksionale. Funksioni i saj ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me artistët dhe ata të cilët do të jenë neser e ardhmja e skënës. Por duket se nuk është shumë e saktë verdikti që gjithcka po reformohet. E në fakt kur mungojnë investimet në të vetmin korpus të pjellorisë artistike, të trajnimit të vlerave kulturore në ven, atëherë duket se dicka calon. Janë fakultetit i muzikës, i arteve të bukura, i koreografisë dhe artit dramatic. Kështu të gjitha harmonizohen bukur duke ulur në banga me mijra dhe mijra studentë të rinj, të cilët në të ardhmen pa dyshim që do të jenë e ardhmja e skënes. Ndoshta prej egos së artistit, a ndoshta prej ndrojtjes profesionale ata e kanë të vështirë të flasin dhe të japin mendimin e tyre për Akademinë ku kanë preferuar të hedhin hapat e tyre drejt artit të vërtetë. Është kjo një sfidë që ngjall diskutime dhe që sjell ndoshta në vëmëndje kohët më parë. Në një kohë kur të gjithë janë në klasat e tyre e kur dëgjon vetëm tinguj të instrumenteve muzikorë dhe ndihesh mirë kur kupton se si ndërthuren mes tyre këto tinguj. Është një moment shumë i rëndësishëm që cdokush do të mendonte se academia e Arteve është thjeshtë një shkollë. Nuk është normale dhe kjo dhe askush nuk duhet ta bëjë këtë gabim, spese ndryshe do të dilte jashtë kufijve artistik. Është kampus culture ku cdokush do të realizojë ëndrrën, por pa talent dhe vullnet nuk mund të pretendosh më tepër. Është një sfidë mes sfidave të cilat bëjnë që shpësh njerëzit të jenë skeptic për atë që shohin. Një institucion që i hedh bazat e tij që prej viti 66 nuk ka njohur asnjëherë një rikonstruksion të plotë. Madje shpesh janë në gjendje të mjerushme ambjentet e tij. Kjo tingëllon dhe më rënkueshëm kur vetë ata që janë në krye të sajë dhe sot përfaqësojnë emrat më në zë të artit në Shqipëri, duhet ta pohojnë një gjë të këtillë. Akademia e Arteve shqiptare do të vahzojë të lulëzojë në të gjitha aktet e saj. Sepse është si një pjesë teatrale ku vetëm shtohen skenat dhe personazhet, por që vepra në vetvete mbart vetëmn vlera dhe sjell risi. E në këtë sens ka qënë dhe do të vazhdojë të jetë Akademia e arteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›