E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuza Rames Ndotja shkurton jeten e qytetareve

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytet. Deputetja e kësaj force politke Rajmonda Bulku u shpreh se nga ndotja të dhënat nga Organziata Botërore e Shëndetësisë raportojnë se qytetarët humbasin 1 deri ne 2 vjet jetë.

“Tirana është sot qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Evropë sipas Agjencisë Evropiane për Mjedisin. Sikur të mos mjaftonte kjo, një raport i kohëve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vjen vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit” tha Bulku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›