E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë,statuja e diktatorit Franko zhvendoset në sheshin qendror

Statuja e fundit e mbetur e diktatorit spanjoll Fransisko Franko është zhvendosur nga sheshi qendror i qytetit Santander. Statuja, e cila përshkruan ish-dikatorin në një kalë, qëndronte në qytetin bregdetar të Santanderit, dhe tani do të zhvendoset në muzeun historik të këtij qyteti, i cili po ndërtohet. Kjo zhvendosje do të thotë që nuk do të ketë më statuja të Frankos nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Spanjës, megjithëse ka akoma një statujë tjetër në qytetin spanjoll autonom të Mililjes në veri të Afrikës, që e tregon atë kur ishte oficer i ri. Por, anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit të Meliljes, deklaruan se kanë në plan që ta zhvendosin në një muze, këtë statujë të fundit. Që nga aprovimi i të ashtuquajturit 'Ligj i Kujtesës Historike' në tetor të 2007-ës, shumë skulptura dhe simbole të fashizmit janë zhvendosur, zhvendosje që janë shoqëruar me polemika dhe reagime të ndryshme. Gjatë kohës që statuja e Frankos po zhvendosej, spektatorë të shumtë shfaqën qëndrime të ndryshme. Një grua ulëriti që kjo gjë të mos bëhej, sepse sipas saj, statuja paraqiste dëshmi të historisë spanjolle. "Unë nuk po ofendoj ndokënd dhe nuk po bërtas. Unë nuk jam fashiste, por statuja është një pjesë e rëndësishme e historisë tonë, si shumë të tjera", tha ajo. Ndërsa një grua tjetër u shpreh se zhvendosja e statujës ishte një gjë e mirë. "Ne po përmirësojmë me dinjitet qytetin tonë", tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›