Bashkia: Kopësht të posaçëm për fëmijët rom
Fëmijëve të komunitetit rom do tu ofrohet të mësojnë në gjuhën shqipe që në moshën 4 vjeçare . Ndërkohë që u inagurua qëndra sociale per komunitetin rom në Tiranë, në të cilin do të bëhet i mundur arsimimi I këtij komuniteti në gjuhën shqipe, në mënyrë që këta fëmijë të mos hasin probleme të gjuhës kur të regjistrohen në bankat e para të shkollës. Ngritja e kësaj qëndre u mundësua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me kompaninë amerikane "Century tëo". Nën kryetari i bashkisë , Eduard Shalsi tha se kjo qëndër do tu ofrojë këtyre fëmijëve shanse të barabarta me moshatarët e tyre. Bashkia e Tiranës me rastin e festave të fund vitit , këtyre fëmijëve përveç këtij kopshti u ofroi edhe nga një dhuratë.