Shqipëri-SHBA,nënshkurhet "Memorandumi i Mirëkuptimit" në shëndetësi
Përforcohet bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane në sektorin e shëndetësisë . Ministria e Shëndetësisë dhe agjensia e SHBA-së Korpusi i Paqes , nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit . Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Korpusi i Paqes do të vazhdojë punën e tij vullnetare në edukimin shëndetësor të komunitetit. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo vleresoi lartë këtë aktivitetet që ky korpus në mënyrë vullnetare ka kontribuar në përmirësimin dhe edukimin shëndetësor. Ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers deklaroi se "Qeveria amerikane është shumë e përkushtuar të japë ndihmën e saj për shtetin shqiptar. Ai gjithashtu theksoi se korpusi i paqes do vazhdojë të ketë programe edukative për ndërgjegjësimin e komunitetit.Aktualisht në Shqipëri, ushtrojnë aktivitetin e tyre 17 vullnetarë të korpusit , të cilet ndodhen në disa rrethe të Shqipërisë. Ministrja Godo deklaroi se "Këta vullnetarë do të kenë mbështetjen maksimale nga shteti shqiptar".