Kukan i zhgenjyer Shans i humbur per te treguar maturi

Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet tepër i zhgënjyer nga situata më e fundit politike në Shqipëri, duke nënvizuar se Shqipëria ka humbur shansin më të mirë për të treguar maturinë politike dhe të ecte përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Drejtori i Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, Eduart Kukan gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ka thënë se ai vetë si vëzhgues i ditës së zgjedhjeve ka qenë i kënaqur me votimet, por kjo është vetëm një pjesë e procesit.
“Situata siç paraqitet tani është tepër e pafavorshme. Vendi po përballet me krizë politike që pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009. Kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk arriti të marrë statusin e vendit kandidat siç e mori Mali i Zi në raport progresin e Komisionit. Unë vetëm sa mund të shpreh keqardhjen për një situatë të tillë, pasi shqiptarët meritojnë shumë më tepër”-tha Kukan.
Kukan ka përforcuar deklaratën e baroneshësh Ashton, të dhënë me urgjencë, pas tensionimit të situatës në Tiranë.
“Të gjithë politikanët nga të gjithë krahët politikë duhet të jenë të përgjegjshëm, të vendosin interesat e vendit dhe të popullit të tyre në plan të parë dhe të gjejnë një kompromis. Ne mund t’i ndihmojmë ata, t’i nxisim, apo dhe t’i lutim, por janë ata që duhet të merren vesh, Ne nuk mund të nënshkruajmë ndonjë marrëveshje në emër të tyre”- tha ai.
Eurodeputeti Kukan i ka bërë këto komente në përfundim të takimit të 4-t ndërparlamentar, "Parlamenti Europian – Kosova", i cili është mbajtur për dy ditë në Prishtinë.
Bul Salihu