Steve Jobs varroset në fshehtësi

Kështu të paktën pretendon Wall Street Journal në një shkrim të sajin, duke cituar një burim pranë familjes së Steve Jobs. Burimi tha për Wall Street Journal se është mbajtur një ceremoni e vogël, me pak njerëz të pranishëm.
Ndërkohë, Apple njoftoi se nuk ka asnjë në program asnjë ngjarje publike, për të nderuar ish-kreun e saj.
Tri ditë nga vdekja e tij, në SHBA ka nisur të flitet për trashëgiminë e Jobs, ku përveç
milionave, lënë për familjen e tij, Jobs ka menduar edhe për Apple dhe miliona persona që “varen” nga prodhimet e saj.
Disa burime nga brenda kompanisë thanë për Wall Street Journal se janë disa dhjetëra projekte të ideuara nga Steve Jobs, të cilat presin vetëm materializimin.
I njëjti burim thotë se këto projekte mjaftojnë për t’u hedhur në treg për të paktën 4 vitet e ardhshme.