E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sparks:EULEX-i synon forcimin e ligjit në Mitrovicë

Zëvendësi i shefit të EULEX-it Endrju Sparks ka deklaruar se misioni i BE-së synon forcimn e sundimit e të ligjit në tërë Kosovën e jo vetëm në veri të vendit, sepse sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha aktiviteteve kriminale është prioritet i EULEX-it.
 

"Veriu i Kosovës, nga të dyja anët e lumit Ibër paraqet prioritet të posaçëm për EULEX-in. Për këtë shkak është rritur prezenca e personelit të EULEX-it. Prandaj këto ditë një kohë po e kaloj në veri", ka thënë Sparks për gazetën "Politika".

Me qëllim të përmirësimit të sundimit të ligjit, në javët e ardhshme do të rritet aktiviteti i EULEX-it, policisë së Kosovës dhe KF0R-it, tha Sparks dhe shtoi kjo "është partneritet midis agjencive për zbatimin e ligjit dhe popullit". Sparks thotë se ende nuk e di se Dik Marti nuk don t`ia dorëzojë dëshmitë EULEX-it, por shpreson se këtë do ta bëjë sa më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›