E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakup Krasniqi kërkon presidencën

Puna si ushtrues detyre i presidentit të Kosovës i ka lënë shije të mirë Jakup Krasniqit. Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Krasniqi, pasi doli mirë me vota në zgjedhjet e fundit ia ka vënë syrin presidencës kosovare për një mandat të ri. Sipas mediave kosovare Krasniqi është shumë i interesuar të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës dhe nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë.

Sipas tyre  “Krasniqi ka edhe mbështetjen e një pjesë të mirë të kryesisë së PDK-së, dhe do ta sfidojë Thaçin për të mos ia lënë këtë pozitë AKR-së dhe Behgjet Pacollit”. Jakup Krasniqi nuk është i interesuar edhe për një mandat si kryetar kuvendi".

Ky pozicion i ri i Jakup Krasniqi pritet ti sjellë telashe PDK-së e cila ndodhet përballë presionit të AKR-së që do të pranoj të hyjë në koalicion vetëm me Pacollin president të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›