E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartak Moska ofron 3 milionë për Salihin

Forma e shkëlqyer e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, nuk ka mbetur pa u vërejtur nga skuadrat europiane, me Spartakun e Moskës që tashmë ka filluar tratativat e para. Klubi rus i ka ofruar Rapid Vienës 3 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar, ndërsa këtij të fundit 500 mijë euro për sezon. Ka gjasa që ky transferim të marrë jetë, pasi aktualisht Salihi paguhet vetëm 250 mijë euro në sezon dhe Rapidi nëse nuk e shet gjatë kësaj vere, rrezikon që ta humbasë me parametra zero verën e vitit 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›