E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli: Të bëjmë kujdes

SHKRUAN: Jeton Selimi 24-03-2011 11:55

Mbrojtësi shkodran që aktivizohet në radhët e Karabakut në Azerbajxhan së bashku me Agollin, deklaron se kombëtarja duhet të bëjë shumë kujdes për ndeshjen e radhës me Bjellorusinë. “I referohemi ndeshjes së parë në Minsk. Kam parë një ekip shumë të fortë, me përgatitje të lartë fizike dhe kompakte dhe ritëm të shpejtë loje. Por megjithatë, ne duhet tu kundërpërgjigjemi atyre, me një vendosje më taktike në fushë, të mos u lëmë hapësira kundërshtarit. Duhet të bëjmë kujdes në pasime, ku të bëjmë të mundur daljen me shpejtësi në sulm, që tu japim mundësi dy sulmuesve tanë të realizojnë. Kjo na mungoi në ndeshjen e parë,” jep mendimin e tij Teli rreth ndeshjes të së shtunës. Më pas, lojtari deklaron se mungesat nuk do të ndihen dhe se vetë ai beson që të ketë vazhdimësi. “Cana e Dallku? Përderisa është ekip kombëtar, ka 22 lojtarë që janë të gjithë të gatshëm. Mungesat kanë të bëjnë, por në përfaqësuese ka gjithmonë ndryshime dhe nuk mendoj se nuk ka diferencë të atillë niveli ndërmjet lojtarëve.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›