E Diel, 1 Nëntor 2026

Spartak Ngjela: Wollfarth është shndërruar në një vartës të Saliut

Share

Ngjela ka dhënë një intervistë për të përditshmen Panorama, dhe aty merret vesh se ai nuk bashkohet me ison anti PS të partive të vogla opozitare. Politika është interes, jep Ngjela një përkufizim të shkujdesur në stilin e vet, por përparësi mbi përparësitë është rrëzimi i kësaj maxhorance. Po aty hedh idenë se opozita nuk duhet të lëshojë pe në negociatat për kodin zgjedhor përsa i takon kërkesës për kontrollin elektronik të kartave të identitetit dhe të listës së zgjedhjeve. E për herë të parë, i bën një qortim të fortë, madje denoncim, shefit të misionit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth-it, i cili është shndërruar në një vartës të Saliut, dhe i cili nuk dihet se në çrrugë është lidhur me kryeministrin shqiptar.

Intervista është konkrete dhe e shkoqur, por në fund Ngjela bëhet patetik: Kryeministri Sali e ka të kotë. Shqipëria ka sot një opozitë radikale perëndimore që nuk e ka pasur kurrë, dhe prandaj çdo gjë është në shtratin e vet të sigurt. Askush nuk mund të luajë me rrjedhën europiane e atlantike të Shqipërisë.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/11/ngjela-maxhoranca-nuk-don-kontrollin-elektronik-te-kartave-ka-krah-wollfarth-in

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›