E Shtunë, 31 Tetor 2026

Speciale/ "Pranohet" kriza ekonomike nga specialistët

Për më shumë se 9 muajt e fundit fjala "krizë ekonomike" ka qënë elementi më i lakuar nëpër raporte, media, shtëpi, bare dhe restorante jo vetëm të vendeve perëndimore të cilat morrën një goditje të fortë dhe që kishte vite që nuk ndodhte por edhe ato shqiptare. Diskutimet e shumta që në fillim të tetorit, përhapja e panikut, debate të ndryshme ka apo nuk ka krizë mbushnin studiot dhe muret e kryeqytetit tonë.
Në këtë periudhë debate ndodhi mes tre grupeve : ata që pranonin efektet, ata të cilët parashikonin një prekje nga kriza dhe grupi tjetër i cili fliste për një shpëtim nga kriza në saj të rritjes ekonomike dyshifrore. Por si paraqitet situata ekonomike tani, tashmë që jemi në momentin ku kriza ka reflektuar dhe si e përshkruajnë specilaistët atë.
Deklarata e fundit e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se kriza ekonomike globale tashmë është thelluar dhe ajo ka dhënë efektet në tregun financiar dhe sidomos në atë bankar të vendit në sytë e shumë specialistëve ekonomie shihet si një deklarim i vërtetë, i saktë dhe aktual por i vonuar.
Megjithatë jo më larg se para disa ditësh Ardian Fullani përshkoi një situatë makroekonomike të rënduar, ku disa çështjet më themelore mbeteshin te sistemi bankar i cili kishte një ulje të ritmit të kredidhënies, mungesë likuiditeti përtregun e brendshëm ku kryesisht të parët të cilët e vuajnë dhe do të vazhdojnë ta vuajnë këtë janë bisneset të cilat më vonë do të shprehin uljen e aktivitetit të tyre tregtar në shkurtimin e vendeve të punës, por ajo çka është më themelorja është rrityja e defiçitit buxhetor, që do të thotë se borxhi qeveritar është rritur shumë pasi të ardhurat nuk janë realizuar në masat e caktuara, por nga ana tjetër edhe shpenzimet e kanë tejkaluar këtë.
Por si e komentojnë analistët e ndryshëm ekonomikë fjalën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si e komentojnë ata qëndrimin e qeverisë gjatë periudhës së parë të këtij viti. A ka patur një "fshehje të krizës", një mospranim, dhe a ka qënë shkaku kryesor i kësaj periudha parazgjedhore. Cilat janë pasojat e këtij mospranimi? Çfarë i mbetet qeverisë së re për të bërë tani që efektet e krizës janë aktuale, po pranohen dhe cilat janë masat që duhen marrë? Pothuajse të gjithë pranojnë se qeveria e re duhet edhe njëherë që të rishikojë buxhetin e këtij viti dhe Brenda tij të realizojë si duhet ndarjen e shpenzimeve dhe investimeve publike, përveç kësaj në këtë buxhet duhet që të merret parasysh edhe krijimi i paketës antikrizë por edhe rinovimi i kontratës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›