E Diel, 1 Nëntor 2026

Butler: KE e shqetësuar seriozisht për situatën në Shqipëri

“Do t’ju kujtoja se është e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të mund të vazhdojë hetimet në mënyrë transparente me ndihmën dhe mbështetjen e të gjitha palëve dhe kryesisht qeverisë dhe opozitës”, tha ajo. 

Sipas saj, Shqipëria duhet të respektojë ndarjen e institucioneve si një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian diskutoi sot mbi situatën politike në Shqipëri të krijuar pas 21 janarit. 

“Pra, ne e monitorojmë nga afër situatën dhe do të bënim apel që këto tre pushtete të respektohen sepse kjo është bazë për demokracinë dhe është e rëndësishme që Shqipëria e cila ka aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të jetë e aftë të vërtetojë që po i zbaton dhe po i respekton këto tre parime kryesore që janë pjese e parimeve të Kopenhagenit”, vijoi ajo.

E pyetur për një vizitë të mundshme të Fyles në Tiranë për të zgjidhur krizën politike, zëdhënësja Batler u shpreh se pritet një ftesë zyrtare për këtë, por shtoi se palët duhet të jenë të angazhuar seriozisht për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-31 13:15
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›