Speciale/2011, një vit i keq për të këqijtë e gjithë botës
Nga vrasja e Bin Laden deri tek Muhamar Gedafi e Kim Jong Il. Shfronësimi i Mubarakut në Egjipt apo Ben Ali në Tunizi, përpos kapjes së kasapit të Serbrenices Ratko Mlladic... ata që mbeten dhe ato që dridhen
Duke bërë bilance, pa dyshim 2011 ishte një vit i zi për të këqijtë. Pas pranverës arabe, numëratori botëror numëron më pak diktatorë globalë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, por për të konfirmuar të dhënat për tiranët më të këqij të vitit, është dhe vrasja e Osama Bin Laden dhe vdekja (për shkaqe natyrore) e koreanit verior Kim Jong Il. A do të jetë bota më e mirë në vitin 2012? Nuk i dihet, por do të jetë më e “lirshme” edhe pse ka ende tiranë dhe disa janë ende mjaft të qëndrueshëm.
Shumë prej tyre e kanë menduar sapo u përhap lajmi se Osama Bin Laden ishte vrarë nga amerikanët në vendin e tij të fshehjes në Abbottabad, Pakistan. Dhjetë vjet pas Kullave Binjake, bota më në fund kishte një shans për t’i dhënë fund makthit dhe të kthente në faqe. Para vdekjes së princit të terrorit, ishin zhdukur nga skena ndërkombëtare figura të tjera me shenjën e diktatorit doc, të eliminuar nga kërkesa popullore, të çuar larg nga era e pranverës arabe të pafund. Po flasim për tunizianin Ben Ali dhe faraonin e fundit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Ata janë ende gjallë, por nuk udhëheqin më vendet pёrkatёse dhe kjo nuk është gjë e vogël.
Një kapitull të veçantë meriton vdekja e diktatorit, Muamamr Gedafi. Pas 42 vitesh diktature të egër në Libi, ai u kap nga rebelët në qytetin e tij të Bengazi, në Sirte dhe u vra në mënyrë të pamëshirshme ndërkohë që gjithçka transmetohej në YouTube, duke shkaktuar polemika dhe zemërim. Pas disa muajsh, dha shpirt Kim Jong Il, super diktatori i Pyongyang. Një vdekje fantazmë, sepse prej kohësh grabitqari i popullit të Koresë së Veriut ishte zhdukur nga skena dhe siç thuhej ishte goditur nga një sëmundje e pashërueshme. Tani vendi është në duart e djalit të tij, Kim Jong Un, faqehënë ngjyrë trëndafili (duket se nuk është rritur si një bujk i Koresë së Veriut) dhe është edukuar mirë në universitetet europiane e ndoshta për Korenë e Veriut do të ndizet një dritëz shprese.
Edhe mjaft të këqijve të tjerë viti 2011 nuk i ka sjellë shumë të mira: mjafton të mendojmë për Ratko Mlladiç, xhelatit të Srebrenicës, i kapur në Serbi në maj, pas 16 vjetësh në arrati. Mlladiçit do t’i duhet të përgjigjet përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Përballë kapjeve të tilla të shkëlqyera, ka ende shumë diktatorë që sundojnë në mënyrë të padiskutueshme. Duke filluar me Bashar al-Asad në Siri, i cili deri tani është njollosur me 5000 vdekje në mesin e demonstruesve kundër regjimit. Assadi duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga instrumenti i dhunës, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare, me në krye Lidhjen Arabe.
Afrika është vendi më i pasur i tiranëve. Dy mbi të gjithë: Robert Mugabe në Zimbabve dhe Omar al-Bashir në Sudan. Mugabe (i quajtur edhe "i përgjakshmi") është një diktator pa skrupuj, (nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë diktator që ka pasur). Në krye të Zimbabvesë që nga viti 1987, në atdhe ai konsiderohet si një hero kombëtar edhe pse është pothuajse e pamundur të shkëputet nga kjo ide, ndërsa anëtarët e opozitës deri tani kanë bërë të gjithë një fund të keq. Festoi miqësinë e tij me kolonel Gedafin. Pavarësisht ankesave nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Mugabe është ende në atdheun e vet dhe është i famshëm për shpenzimet e famshme të gruas së të tij, që ka qejf bizhuteritë më të shtrenjta dhe veshjet europiane.
Omar al Bashirit, i cili shpalli veten president i Sudanit në vitin 1993, iu dha një urdhër arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga Tpi në Hagë. Ai është akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, por është gjithmonë aty, në Sudan. Në Darfur kanë vdekur nga dora e tij 200 000 deri në 400 000 njerëz. Shpesh ai largohet nga Sudani për udhëtime diplomatike, por gjithmonë është i kujdesshëm të shkojë në vendet e "miqve" (zakonisht aty ku mbretërojnë diktatorë të tjerë), ku është e pamundur të arrestohet. Ndër shokët e tij më besnikë, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i cili ishte gjithashtu një tiran në mënyrë të vendosur në pushtet.
Nga Afrika në Azi rruga është e shkurtër. Ajo fillon në Mianmar, ku mbretëron nga viti 1992 General Than Shwe, kreu i një junte ushtarake brutale. Kohët e fundit u lirua Aung San Suu Kyi, e cila jep shpresë për diçka më të mirë në të ardhmen e afërt të ish Birmanisë dhe më pas skeleti i vendeve të Kaukazit, nga Ilham Aliev në Azerbajxhan, trashëgimtari i një dinastie diktatorësh, deri tek Nursultan Nazarbajev, padroni i Kazakistanit.
Në krye të vendit që nga viti 1984, kur ai u bë sekretar i Partisë Komuniste të Kazakistanit, Nazarbayev është i pari (dhe i vetmi) president i vendit që nga pavarësia e Moskës në vitin 1991. Në zgjedhjet e fundit ka fituar 95,54% të votave. Me pak fjalë, ka arritur të fitojë mbi opozitën, e cila nuk ka zë, pavarësisht ankesave ndërkombëtare. Tifoz i artit dhe kulturës, e ka projektuar vendin, i cili është i madh sa gjysma e Europës dhe ka fusha të mëdha të gazit në botë, sipas figurës së tij. Çdo diktator "i mirë" që respekton veten ushqen kultin e personalitetit dhe në 20 vjet Nazarbayev e ka bërë Kaukazin një lloj Las Vegasi. Kryeqyteti Astana duket si një shesh lojrash gjigante të arkitekturës, duke përfshirë edhe piramidat transparente të bëra nga Norman Foster deri tek qendrat tregtare të projektuara nga Zaha Hadid. Është gjithashtu edhe salla e madhe e botës (e ndërtuar nga italiani Manfredi Nicoletti), përballë pallatit presidencial.
Pak rëndësi ka që rrugët ekzistuese në Kazakistan arrihen me majë të një gishtit dhe që mungon infrastruktura bazë për një ekzistencë dinjitoze. Vendi, me depozitat e tij që lakmohen nga e gjithë bota, është përkëdhelur nga të gjithë. Dhe kështu, kalojnë të heshtur të vdekurit e regjimit. Disa ditë më parë, 14 punëtorë janë vrarë në qytetin e naftës në Zhanaozen, por sipas burimeve jozyrtare, trazirat që pasuan ngjarjet kanë shkaktuar mes 30 dhe 100 të vdekur e qindra të plagosur.
Siç shkruan Evgeny Utkin në gazetën Energjia (praktikisht titulli i vetëm që ka folur për këtë në Itali): "Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin uniforma të kompanisë shtetërore KazMunaiGaz, shkatërruan tribunën për të festuar 20 vjet pavarësi të Kazakistanit nga Rusia dhe shkatërruan pemën e Krishtlindjeve e më pas i vunë zjarrin makinave të policisë dhe rreth dyzet objekteve, duke përfshirë City Hall dhe selinë e OzenMunaiGaz, një degë e KazMunaiGaz”. Nursultan Nazarbaev menjëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dhe të emergjencës, me një dekret që ndalon deri më 5 janar grevat dhe protestat publike e që kufizon lirinë e lëvizjes.
Qyteti, shkruan Utkin, drejtohet aktualisht nga ushtarët dhe policia e janë shkëputur rrjetet e internetit dhe telefonisë. Jo keq për një president që kohët e fundit është cilësuar nga Barak Obama si "shembull moral", që e gjithë bota duhet të ndjekë rrugën e luftimit të armëve bërthamore (beteja njëzet vjeçare në Nazarbajev, që si veprim të parë politik të saj në vitin 1991 vendosi të mbyllë faqen e internetit Semipalatinsk, ku sovjetikët kanë bërë më shumë se 500 teste bërthamore).
Duke u zhvendosur në Uzbekistan, gjejmë Islam Karimov. Diktatori i mediokritetit, i cili kontrollon vendin që nga viti 1991, vit i pavarësisë nga Moska. 26 milionë uzbekë jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Liritë individuale janë të pakta. Çdo formë e opozitës shtypet me gjak. Diktatori ka dy mite, Tamerlanin dhe Genghis Khan dhe duhet thënë se përpiqet të ndjekë shembullin e tyre. Dobësia e vetme e tiranit ёshtё vajza Gulnara Karimova, së cilës diktatori i ka dhuruar pothuajse të gjithë vendin. Ajo menaxhon çdo sektor të ekonomisë, nga kompanitë e naftës në klubet e natës.
Duke ndryshuar hemisferë, Amerika e Jugut konfirmohet si vendi i diktatorëve. Kryesori është pa dyshim Fidel Kastro, i cili për 52 vjet mban Kubën nën tutelë. Vlen pak fakti që ai ka bërë një hap mbrapa duke lënë formalisht pushtetin në duart e vëllait Raul. Është gjithmonë ai deus ex machina e ishullit në brigjet e Floridës dhe të gjysmës së shekullit të kaluar nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar gjendjen e popullit të tij, i cili po përballet me një situatë dramatike. Asnjë liri ekonomike apo politike. Miti i Revolucionit në Kubë u shua në një kohë të shkurtër.
Më pas, ka diktatorë të vijës kufitare, ata që pretendojnë se janë demokratikë dhe pranojnë rezultatet e zgjedhjeve (që shpesh manipulojnë në favor të tyre). Mjafton të mendojmë për Hugo Chavez, padron i Venezuelës, që rreshtoi në muret e vendit ikonën e tij me xhaketë të kuqe e me fjalët: "Socializmi ose vdekja". Chavez beson se është trashëgimtar i legjendarit Simon Bolivar, por më të nuk ka asgjë të përbashkët. Gjatë dhjetë viteve të kaluara që kur erdhi në pushtet në Caracas, ka arritur të gjunjëzojë një nga vendet më të pasura në Amerikën Latine, duke i dhënë prioritet naftës. Në supermarketet venezueliane sot mungon qumështi dhe nuk ka mjaft energji për të shkuar në kinema, pasi perëndon dielli dhe, kur uria mbizotëron, krimi rritet në mënyrë të dukshme. Ndërkohë, Chavez, i cili kohët e fundit ka bërë publike se vuan nga kanceri, harxhon miliarda dollarë (të paktën dy në vit) për të ndihmuar shokun e tij Fidel, në Kubë, duke shpresuar të rivalizohet në gjithçka e duke parë kushtet e Venezuelës, duket se po ia del me sukses.
Përgatiti: L. Lita