Specialet greke, thirrje antishqiptare
Skandal ne Greqi, Forcat Speciale te ushtrise greke fyejne rende shqiptaret duke kercenuar madje me pirje gjaku. "Grek lind, nuk behesh kurre, gjakun tend do te derdhim, mor derr shqiptar", eshte thirrja ne kor qe kane bere, dje ne paraden zyrtare te 25 Marsit 2010, jo anetare te ndonje organizate ilegjitime, por pikerisht Forcat Speciale qe parakaluan rreshtore ne rruget "Panepistimiu" (Rruga Universitare" dhe "Agjiu Konstandinu" ("Shen Konstandini"). Dhe sikunder komentoi dje "Elefterotipia", gazeta me e madhe greke, thirrjet skandaloze erdhen ne qender te Athines, jo nga anetaret e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytese ne Universitetin e Shen Konstandinit ne paraden zyrtare ushtarake te 25 marsit. Gjithcka ka ndodhur pardje ne qender te kryeqytetit grek, Athine. Forcat Speciale te Ushtrise greke, (???), zhvilluan paraden zyrtare ushtarake te 25 marsit. Nderkohe qe parakalonin sipas procedures, ka shperthyer mes tyre kenga "Grek lind, nuk behesh kurre, gjakun tend do te derdhim, mor derr shqiptar", qe ne greqisht, u kendua me rime, keshtu: "Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane". Keto dhe te tjera thirrje rrenqethese, te denja per filma horror, u degjuan dje ne mes te Athines, raporton korrespondenti i Agjencise NOA. Thirrjet e frikshme erdhen pikerisht kur Forcat Speciale sapo pershkuan zonen e Sintagma (Kushtetueses) dhe "trimat" dhe u afruan ne rruget "Panepistimiu" dhe "Agjios Konstandinos", nisen te klithnin per kasaphane ndaj fqinjeve te Greqise, duke mos kursyer shqiptaret, turqit dhe maqedonasit. Dhe duke vendosur keshtu "mes vedi" se kush ka te drejte te quhet grek dhe kush jo. Thirrja tjeter e kenges horrore, ishte: "Do te behet kasaphane, pastaj do te hakmerrem, kur te adhuroni kishen edhe kryqin", qe ne greqisht, u degjua keshtu: "Tha gjini makeljo, meta tha ekdhitho, otan tha proskinisete simea ke stavro". Me tej vijuan dhe frazat per ne shqiptaret dhe per fqinjet e tjere: "U thone shkupjane, u thone shqiptare, rronbat e mia do te qep me lekuren e tyre", qe ne greqisht, e klithen keshtu: "Tus lene skopjanus, tus lene alvanus, ta ruha mu tha rapsod me dhermat'ap'aftus". Deshmitaret treguan se e gjitha kjo ndodhi nderkohe qe parada ndiqej ne rruge nga familjare emigrante qe ishin mbledhur me dhjetera, pjesa me e madhe e tyre, shqiptare, te cilet shtruan pyetjen: "Pse kaq urrejtje ndaj nesh".
Hrisoidhi: U nxi imazhi i ushtrise
Ministri grek per Mbrojtjen e Qytetareve Mihalis Hrisoidhi reagoi dje ndaj incidentit dhe tha se protagonistet e ngjarjes kane nxire imazhin e ushtrise greke me veprimet e tyre. Ai tha se "te tille njerez qe shprehin urrejtje dhe racizem nuk kane vend ne forcat ushtarake greke". Duke folur mbi ngjarjen e rende, Hrisoidhis tha gjithashtu: "Une theksoj me force se qendrime te tilla nuk kane vend ne asnje nga njerezit me uniforme qe jane betuar per Kushtetuten dhe ligjet e shtetit". "Askush nuk ka te drejte te nxije punen e institucionit dhe kremtimin e nje dite te kujteses historike duke hedhur parulla raciste, urrejtjeje dhe ksenofobie", - theksoi Ministri Hrisoidhis. "Natyrisht, - vijoi ai, ketu ngrihen pikepyetje te rendesishme ne lidhje me nivelin e arsimit por edhe te prototipave te rrezikshem qe qarkullojne ne trupat tona ushtarake qe merren me sigurine e vendit tone", - deklaron me tej ministri Hrisoidhis. Duke perfunduar, ministri kerkoi qe mediat dhe opinioni publik te ndaje keta elemente me teresine e trupave ushtarake te Greqise duke theksuar se nuk duhet bere pergjithesim.