Qendra e Tiranes, c'permban projekti i transformimit
Pas nje konkursi nderkombetar, u shpall fituese studioja holandeze 51N4E. Ajo ka parashikuar t'u jape rendesi godinave aktuale dhe me vlera arkitekturore, duke i nderthurur edhe me elemente moderne. Godina e teatrit te Operes do te jete e plotesuar me nje holl te madh, ku do te zhvillohen aktivitete. Xhamia do te kornizohet nga nje dysheme e re e duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndersa ndertesat e Ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur. Sa i perket Teatrit te Kukullave mbi shesh, ai do te lidhet me nje kend te ri lojerash para tij. Nderkaq, Banka e Shqiperise do te shfaqet mbi nje platforme te re perpara saj. Qendra e re tregtare propozohet e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire, e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Muzeu Kombetar lidhet ndryshe me sheshin, nepermjet shkalleve kryesore, te riorganizuara. Ne momentin kur punimet e Qendres te kene perfunduar, pritet te stabilizohet ceshtja e trafikut dhe e parkimit. Dy vjet me pare, Emiri i Shtetit te Kuvajtit Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah ka dhuruar plot 5 milione euro per qendren e Tiranes, ne funksion te rivitalizimit te kesaj te fundit. Ndersa 5 milione euro te tjera pritet qe te dalin nga buxheti i bashkise.