E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobat per zhurmat Saranda ne krye te listes

Këtë sezon veror përgjatë vijës bregdetare inpektorët e Ministrisë së Mjedisit kanë penalizuar 30 lokale, të cilat nuk kanë respektuar oraret e caktuara duke kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ndotjes akustike. Ndërsa kanë vendosur dhe mbylljen e 5 bareve, pronarët e të cilëve kanë kundështuar në të gjitha rastet inpektorët duke mos i lejuar ata t’i monitorojnë. E veçanta këtë sezon thekson kryeinspekori pranë, Ministrisë së Mjedisit, Ilir Bala është se ndryshe nga një vit më parë, që ishte Durrësi më problem për nivelin e lartë të zhurmave, këtë vit rezulton Saranda.   

“Kemi rreth 200 inspektime për vijën bregdetare të bërë vetëm pjesën e zhurmës dhe janë vendosur 30 gjoba për subjekte të cilat kanë bërë shkelje. Kemi disa raste që janë bërë dhe kallëzim penal. Këto janë kryesisht në Tiranë, por ka pasur edhe raste në bregdet, kryesisht për zhurmë dhe për prishje të qetësisë publike sepse ka pasur edhe kundërshtim për konstrolle”-tha Bala.

Ndryshe nga një vit më parë ku në ditët e fundit të sezonit veror numri i bareve, që u penalizuan për zhurmat ka qënë mbi 60 të tilla. Këtë vit pjesa më e madhe kanë respektuar oraret duke i mbyllur ato gjatë ditëve të javës në ora 23 dhe në fundjavë në 24 e për pasojë janë vendosur më pak gjoba.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›