Specialistet: Si t'i llogarisni piket
Pas provimeve me detyrim, maturantet mund te gjejne ku kane shanse te fitojne
Ethet e verteta per kandidatet qe duan te fillojne nje shkolle te larte, nisin pasi iu jane nenshtruar provimeve te Matures Shteterore. Ne pritje te rezultatit perfundimtar ata mund te llogarisin vete piket, e ne kete menyre mund ta vendosin veten e tyre ne listen e fituesve ose poshte vijes se kuqe. Dhe, kjo pa pasur nevoje te presin renditjen perfundimtare qe do te publikohen nga AVA. Pikerisht, per t'u ardhur ne ndihme te gjithe atyre qe kete vit jane te perfshire nga ethet e shkolles se larte, po botojme dy shembuj konkrete se si te rinjte te bejne llogaritjen e pikeve. Ky rezultat perfundimtar do te jete i vlefshem me deget preferenciale qe te rinjte kane shenuar ne formularin A2, i cili ende nuk ka nisur te plotesohet por qe sipas specialisteve, eshte shume i rendesishem.
Llogaritja e pikeve
Jane 5 nota, te cilet pasi te mblidhen japin rezultatin perfundimtar me te cilin konkurron cdo kandidat. Eshte nota mesatare e shkolles se mesme, 2 notat e lendeve me zgjedhje (Z1, Z2) qe ne varesi te preferences se fakultetit do te shumezohen me koeficientet 1.0 dhe 1.3, jane edhe 2 notat e provimeve te detyruara (D1, D2), te cilat ne varesi te llojit te shkolles se mesme do te shumezohen me koeficientet 1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4. Te peste keto rezultate do te shumezohen ne fund me 100 dhe me pas mblidhen per te nxjerre numrin total te pikeve. Shuma e dale do te jete rezultati perfundimtar me te cilin cdo kandidat do te konkurroje per ne shkolle te larte, qe do te shkoje paralel me degen preferenciale te shenuar nga vete kandidati ne formularin A2.
Dega fituese
Specialistet e MASH-it i keshillojne te rinjte qe te bejne kujdes ne perzgjedhjen e degeve preferenciale qe do te shenojne ne formularin A2, pasi eshte nje nder faktoret kryesore qe te bejne fitues apo humbes. "Kandidati ka te drejte te shenoje deri ne 10 dege, sipas nje rendi preferencial, - kane shpjeguar specialiste- pas perfundimit te gjithe procesit te Matures, ne varesi te pikeve te marra dhe te preferences se kandidateve, do te percaktohet dega dhe universiteti ku ai rezulton fitues. Nese kandidati nuk paraqitet per t'u regjistruar ne kete dege, atehere ai digjet dhe per te fituar statusin e studentit i duhet te prese Maturen e vitit pasardhes qe te konkurroje serish". E thene me qarte, studentet qe kane piket maksimale do te shkojne ne fakultetet e Tiranes, ndersa te tjeret do te shperndahen ne universitetet e rretheve, pasi per Universitetin e Tiranes zhvillohet edhe gara me e forte. Pikerisht, per t'u ardhur sa me shume ne ndihme te rinjve, ne zgjedhjet e preferencave qe do te shenojne ne formularin A2, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka deklaruar se plotesimi i tij do te nise gjate muajit qershor, pasi maturantet te kene dhene dy provimet me detyrim dhe te kene marre edhe notat e tyre.
Regjistrimi, pas shpalljes se rezultateve
Keshtu, pasi shpallet lista me renditjen e te gjithe maturanteve, sipas sistemit merite-preference, kryhet regjistrimi paraprak ne universitete. "Eshte e rendesishme qe te gjithe kandidatet te regjistrohen ne programet e studimit ku jane fitues ne kete faze", veren udhezimi. Ky regjistrim quhet "paraprak" dhe eshte i detyrueshem brenda harkut kohor qe do te percaktohet nga Ministria e Arsimit. Pasi te kryhet ky lloj regjistrimi, do te mbeten vendet bosh or disa arsye. E para sepse mjaft maturante, paralelisht me kerkesen per te studiuar ne universitetet publike vendase, mund te kene kerkuar te studiojne edhe jashte shtetit. Duke qene se ata do te shpallen fitues atje, atehere vendet bosh do t'u ngelen maturanteve tane, te cilet ne fazen e pare nuk jane shpallur fitues.
Formula
Formula e llogaritjes se pikeve eshte: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letersia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje.