Qente e rruges drejt civilizimit, Do te behen me "shtepi" te re
Fier- Qente rrugace te Fierit do te behen me "shtepi" te re. Turmat e kafsheve shtepiake nuk do te enden me rrugeve dhe as do te ekzekutohen nga Policia Bashkiake, por do te mblidhen nje e nga nje dhe strehohen me pas, ne nje ambient te vecante. Lajmin e konfirmoi dje kryebashkiaku Baftjar Zeqo, i cili tha per gazeten "KJ" se fale projekti te iniciuar nga nje organizate joqeveritare per mbrojtjen e kafsheve nga SHBA-te, do te nise nje fushate e re.
"Perfaqesues te organizates qe vepron per mbrojtjen e kafsheve ne mbare boten, kane marre kontakt ne zyren time dhe pas takimit te zhvilluar eshte vendosur qe qente rrugace te mos shfarosen, por te krijohet nje qender ku ata te mblidhen dhe te trajtohen me ushqim", tha Zeqo, i cili ka mbeshtetur nismen e re. Do te jete nje grup i posacem nga bashkia qe do te hartoje planin per projektin dhe pas miratimit te tij ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, do te filloje nga zbatimi. "Personat qe do te ngarkohen me kete detyre,-ka vijuar Zeqo- do te studiojne se ku mund te gjendet terreni per ndertimin e godines me mure rrethues, kurse qente do te vendosen ne kafaze te vecanta".
Here pas here Policia Bashkiake, dilte ne aksion per te vrare qente e rruges. Madje keto kafshe popullonin edhe sheshin para godines se bashkise se Fierit. "Ka ikur koha e shfarosjes se tyre. Nuk ishte njerezore vrasja e tyre ne menyre makabre. Kjo qender do te kete te punesuar, te cilet do te merren me pastrimin dhe mirembajtjen e kafazeve ku do te vendosen qente, si dhe do te behen marreveshje te ndryshme qe do te marrin persiper edhe ushqimin", sqaroi kryebashkiaku.
Qente e rruges shihen edhe si mbartes te semundjeve te ndryshme epidemike. Kohen me te madhe, per shkak te mungeses se trajtimit, e kalojne neper konteniere plehrash. Muajt e fundit eshte vene re edhe shtimi i ketij numri ne rruget e qytetit, duke u kthyer ne shqetesim per banoret. Turmat e tyre popullojne sheshet para institucioneve te rendesishme, si bashkise, Teatrit, apo Drejtorise se Policise.
Xhemil Beharaj