E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat mesojne me shume, djemte me te zgjuar

Luljeta Ndoka

Vajzat jane me te rregullta ne mesime, ndersa nxenesit djem, jane shume te talentuar edhe pse nuk "shtrohen" qe te mesojne. Ky perfundim ka dale nga studimi me i fundit i kryer ne fushen e arsimit. Ne kete studim, i cili ka zgjatur disa muaj dhe eshte shperndare ne zona te ndryshme te vendit, ku jane perfshire grupmosha nga me te ndryshmet, del se vajzat jane me te mira vetem se jane me sistematike.

Studimi

"Nese djemte do te lexonin po aq sa vajzat, atehere ata do te ishin shume me te mire ne mesime", thuhet ne studim. Me se shumti, vajzat kane rezultuar me nivel te mire ne lendet e shkencave shoqerore, pikerisht aty ku lendet mund te mesohen edhe permendesh ne nje fare menyre. Ne te kundert, nxenesit meshkuj kane dale me te mire ne fushen e shkencave te natyres. Behet fjale per lendet: Vizatim Teknik, Matematike, Informatike apo edhe Fizike. Madje kjo e fundit, ka rezultuar me e preferuar per ta, edhe pse eshte mjaft lende e veshtire. Nxenesit kane pohuar se iu pelqejne shume ligjet e fizikes, ndersa pertojne te "shtrohen" per te mesuar ne lende si: Historia, Sociologjia, Letersia, etj. Eshte kjo qe i ben ata nxenes me mesatare me te ulet se vajzat. Sipas studimit, keto te fundit duket se kane me shume seder konkurrence, sesa nxenesit meshkuj. Ndoshta me kete shpjegohet edhe fakti pse ne shkollat e larta, ka dege ku studiojne vetem studente femra.

Sugjerimet

Studiuesit sugjerojne se, gjithe kjo aftesi dhe talent i nxenesve meshkuj eshte e pavlere per sa kohe ato nuk shfrytezohen nga nxenesit. "Nese ata do te perpiqeshin pak me shume, atehere do te kishin mjaft sukses", thuhet ne studimin e posacem ne lidhje me ata qe studiojne me shume, pare nga pikepamja gjinore. Te pyetur se sa kohe i kushtojne mesimeve, djemte kane pohuar se mbijetojne me ato qe degjojne ne klase. Kjo eshte vetem e pergjithshmja, pasi ka nga ata nxenes djem qe jane shume te mire. Shume prej tyre kane pohuar se nuk duan te duken "peshkope" apo "cuna mamaje", deri ne ate pike, sa nuk marrin as libra dhe as fletore ne klase. Shume prej tyre kane gjetur zgjidhjen ideale, duke e futur fletoren poshte bluzes, ne menyre qe shoket te mos i shajne. Kjo kritikohet mjaft nga studiuesit, te cilet shprehen se me keto parime, nxenesit shkaterrojne te ardhmen e tyre, e cila padyshim qe eshte shume me e mire, kur te rinjte jane te arsimuar.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›