Klasa e 10, kriteret per te zgjedhur gjimnazin
Sipas Drejtorise Arsimore te Tiranes, ka nisur tashme planifikimi i shkolles se mesme qe do te ndjeke nxenesi ne perfundim te arsimit te detyruar. Drejtorite e shkollave kane shperndare per nxenesit formulare, ne te cilet ata vete fillimisht duhet te percaktojne llojin e shkolles se mesme qe deshirojne te ndjekin. Dallimi do te jete vetem per gjimnazet, ku nxenesi eshte i detyruar te zgjedhe shkollen e mesme brenda zones se banimit, ndersa per vazhdimin e arsimit te mesem ne shkollat profesionale, ky kriter nuk vlen. Nje nga hallkat qe lidh nxenesin me gjimnazin ku ai do te vazhdoje arsimin e mesem eshte formulari per lendet me zgjedhje ne klasen e 10-te. Nxenesi eshte i detyruar qe ne perfundim te klases se 9-te, te plotesoje formularin ku ndodhen lendet me zgjedhje qe ka deshire te mesoje ne vitin e pare gjimnaz, gje qe e detyron ate automatikisht te jete i lidhur me gjimnazin qe ka zgjedhur dhe te mos kete mundesi te ndryshoje preference, ne castet e fundit te regjistrimit ne arsimin e mesem.