Lendet me zgjedhje, vendosin prinderit
Nxenesit qe sapo mbarojne shkollen 9-vjecare, nuk mund te vendosin vete per lendet qe duan te zgjedhin. Lajmin e bejne te ditur burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, te cilat shpjegojne edhe motivin e ketij vendimi. Keshtu, nisur nga kerkesat e shumta te prinderit, kerkohet qe edhe keta te fundit te kene te drejten e vendimmarrjes, ne menyre qe bijte e tyre te mos bejne zgjedhje te gabuara. Gjithsesi, perzgjedhja e profilit do te jete individuale, sipas kerkeses se bere nga vete nxenesi, i cili duhet te dorezoje shkresen e plotesuar se bashku me miratimin e prinderve, se ne cilin profil do te vijoje shkollen. Me pas, mbi bazen e kerkesave do te ripercaktohet edhe shperndarja e mesuesve qe do te japin mesim ne keto shkolla, duke realizuar keshtu shperndarjen sipas nevojave reale te shkolles. Pak dite me pare, Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit, publikoi lendet me zgjedhje te lire dhe me zgjedhje te detyruar, per klasat e 10-ta. Ato do te jene ne dispozicion te maturanteve, te cilet ditet e fundit kane filluar te plotesojne nje formular te vecante ku zgjedhin pikerisht keto kategori lendesh si dhe gjimnazin ku duan te kryejne studimet e mesme. Ne lendet me zgjedhje te lire, Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit ka vendosur qe te fuse disa lende mjaft terheqese per gjimnazistet dhe te asimilueshme per ta. Behet fjale per lenden fotografi-fotoshop, e cila eshte kthyer tashme ne nje pasion te te rinjve. Gjithashtu, IKT e ka pare te arsyeshme qe te fuse edhe programin "guida turistike", "lojera sportive", por edhe ndryshimet klimatike. Pervec kategorise se ashtuquajtur te lendeve "me zgjedhje te lire", Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit ka futur edhe kategorine e lendeve "me zgjedhje te detyruar". Te kjo kategori triumfojne sidomos gjuhet e huaja si: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht dhe Spanjisht, te gjitha keto te klases se 10, por ama te planifikuara per fillestare. Gjithashtu, lendet me zgjedhje te detyruar qe do te zgjedhin nxenesit e shkollave 9-vjecare, per klasen e 10-te jane dhe Letersia, programi i avancuar i Matematikes, Trashegimia Kulturore apo ueb design. Sipas burimeve nga Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit, te gjitha keto jane te pershtatura posacerisht per klasen e 10, ne menyre qe dijet e nxenesve te kene nje rrjedhe logjike, zinxhir.