Specialistët: Të ulet norma e interesit

Specialistët bëjne thirrje për ulje të normës së interesit nga Banka e Shqipërisë në mënyrë që të nxitet dhënia e kredive dhe si rezultat dhe ecuria ekonomike.
Eksperti dhe njohës i ekonomisë Zef Preçi deklaron se rishikimi i normës së interesit do të ishte një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet niveli i kredive në vend. Kjo sipas Preçit do të ndikonte edhe në uljen nivelit të kredive të këqia.
Ndërkohë Artan Gjergji një tjetër specialist deklaron se duhet një politikë më liberale e Bankës së Shqipërisë dhe duhet që të rishikohet norma e interesit si fillim me 0.25 përqind në mënyrë që të kemi kredi më të lira.
Edhe pse guvernatori Fullani deklaroi se sistemi bankar në Shqipëri është mjaft solid në raport theksohet se niveli i kredidhënies dhe kredive të këqia vazhdon që të mbetet problematik.