E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistet e UNESCO-s mberrijne ne Pogradec

POGRADEC-Specialistë të Ministrisë së Mjedisit dhe administrimit të ujërave, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe specialistë të UNESCO-s zhvillojnë për tri ditë një workshop me temë "Shpallja e rajonit të liqenit "Zonë natyrore e trashëgimisë botërore". Ky workshop ka si qëllim që trajnimi e specialistëve dhe të ekspertëve të institucioneve lokale dhe atyre qendrore dhe grupe të interesit për t'i orientuar që të plotësojnë procedurat dhe detyrimet ligjore në fushën e natyrës dhe të trashëgimisë botërore për listimin të pjesës shqiptare në UNESCO. Ndërkohë që pjesa maqedonase e liqenit e ka fituar këtë status që në vitin 1982.

UNESCO i ka kërkuar në ato vite edhe pjesës shqiptare ta përfshijë në mbrojtjen e saj po qeveritarët komunistë nuk e pranuan këtë propozim. I janë dashur plot 30 vjet më pas UNESCOs që të rivijë në Pogradec për të shpallur edhe pjesën shqiptare si pjesën shqiptare si pjesë që mbrohet prej saj. Kryespecialisti i UNESCO-s, Alessandro Balsamo ka shpjeguar para të pranishmëve detaje dhe hapat që duhet të hedhin institucionet që të realizohet ky projekt dhe dokumentacionin e nevojshëm për mbështetjen e këtij statusi pranë UNESCO-s. Specialistja tjeter, Luiza de Marko ka shprehur nevojën për integrimin e pasurive kulturore.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›