Specialistet paralajmerojne Durresi i papergatitur per katastrofa urbanistike

Ka objekte te ndertuara pa projekte te miratuara
Specialistet e sektorit te Urbanistikes dhe Ndertimit ne Durres kane dhene serish alarmin se nje dite te bukur ne kete qytet mund te ngjase katastrofa pasi vec objekteve te ndertuara kuturu po shihen edhe pallate me mbi 15 kate qe per kete qytet mbetet absurdi me i madh pasi toka nuk mban.Kjo pasi sipas tyre ka nje numer te madh ndertesash te ndertuara pergjate kodrave te Durresit te cilat rrezikojne te shemben per shkak te formacionit te rreshqitshem te terrenit te ndertimit te tyre pa projekte inxhinierike. Po ashtu edhe dega e ALUIZNI-t dega e Durresit pas nje studimi te kryer qysh ne shtator 2009 skualifikoi nje numer te madh prej ketyre banesave nga procesi i legalizimit.Kodrat e Durresit te cilat shtrihen ne nje vije prej 7 kilometrash perbehen nga formacione toke te krijuar nga shtresa dheu te bute dhe te pastabilizuar te cilat krijojne veshtiresi per ndertime e megjithate pergjate kodrave pas viteve lsquo90 e ne vazhdim jane ndertuar rreth 4200 banesa pa leje.Durresi ka te evidentuara rreth 110 shtepi banimi e pallate qe kane pesuar demtime te struktures se tyre te cilat manifestohen me carje muresh dhe me deformime te konstruksionit te tyre. Ato ndertesa ndodhen pergjate kodrave te qytetit dhe lagjeve te ndryshme te tij. Sistemi kodrinor zgjatet nga qendra e qytetit dhe perfundon ne Porto Romano. Shtepite jane pjese e numrit gjigand te ndertimeve pa leje te ndertuara pas viteve lsquo90 ne Durres.
Sipas nje vezhgimi te realizuar nga Agjencia e Legalizimit me te rrezikuarat jane ndertesat e ngritura pergjate faqeve te kodrave pasi bazamentet e tyre jane te pastabilizuara - tha drejtori i saj per standard Andi Lila. Sipas tij pothuajse qe te gjithe pronaret e ketyre ndertimeve kane aplikuar per ti legalizuar ato prane ALUIZNI-t Durres.Edhe pse ky rajon nuk eshte miratuar ende nga ana e strukturave qeveritare si nje zone informale specialistet e ALUIZNI-t kane studiuar pjesen me te madhe te banesave dhe kane evidentuar banesat me problematike. Ne baze te ketij studimi rezultojne gati 110 shtepi qe rrezikojne te shemben. Ato kane pesuar plasaritje te mureve dhe deformime te kolonave qe mbajne banesat per shkak te shkarjes se dherave. Keto banesa jane skualifikuar nga procesi i legalizimit - tha Lila. Nga ky proces jane perjashtuar per legalizimin per vitin 2010 edhe 140 banesa te ngritura ne kete sistem pasi kane bllokuar kolektorin e ujerave te larta. Sipas specialisteve te ndertimit dy jane shkaqet me kryesore prej te cilave banesat kane pesuar demtime te rrezikshme eshte ndertimi pa kryer studimin gjeologjik te trojeve mbi te cilat jane ngritur dhe ndertimi pa projekte.Pjesa me e madhe e objekteve te tilla jane ngritur nga ndertues amatore te palicencuar per kete aktivitet. Sipas urbanisteve te Durresit te cilet e njohin mire strukturen e kodrave ndertimi i ketyre objekteve duhej te ishte realizuar me pilota te thella deri ne 10 metra.Nje mase e tille do te evitonte deformimet e kolonave nga shkarjet e dherave. Banesat e demtuara ndodhen me dendur ne zonen e spitalit si dhe tek Vila e Zogut. Shpesh banoret e Durresit jane bere deshmitare te shkarjeve masive te dherave te cilat kane perfunduar brenda shtepive dhe pallateve.