Specialisti i financave kerkoi rryshfet per legalizimin e prones
TIRAN- Specialisti i shitjes se pronave publike prane Ministrise se Financave Kliton Rusi pergjegjesi i Agjencise se Sigurimeve Shoqerore ne Lushnje Misir Haxhiu si dhe biznesmeni Dashnor Sinanaj Zdrava te arrestuar kater dite me pare i kane pronarit te ish- SMT-se ne Lushnje 50 mije euro. Keto para sipas burimeve te akuzes kerkoheshin me qellim per ti ligjeruar nepermjet noterit kontraten e shitblerjes se truallit dhe godines se ish- SMT-se se Lushnjes e cila ishte lidhur ne vitin 1996 mes tij dhe Ministrise se Fiancave. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Task-Forces ne Prokurorine e kryeqytetit. Pas denoncimit te pronarit te objektit prokurori i ceshtjes Olsi Dado ne baze te hetimeve disa javore leshoi urdher-arrestet per te akuzuarit pasditen e 25 shtatorit duke prangosur tre te dyshuarit. Kallezimi ndaj te dyshuarve u depozitua nga pronari i ish-SMT-se pasi tre te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kerkuan ne forme rryshfeti shumen prej 50 mije eurosh per ti noterizuar kontraten e blerjes se prones ne vitin 1996. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kallezuesi ne vitin 1996 nepermjet nje kontrate dy paleshe me Ministrine e Financave ka blere ish-SMT-ne e Lushnjes bashke me siperfaqen e tokes prej 34 mije metra katrore. Kjo prone eshte regjistruar edhe ne zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZRPPse ne Lushnje ne emer te bleresit te ri ne ate kohe- thuhet nga burimet. Por para pak javeve kur kallezuesi eshte paraqitur ne zyrat e Hipotekes se Lushnjes per te rifreskuar certifikaten e pronesise punonjesit e ZRPP-se bazuar ne nje Vendim te Keshillit te Ministrave i kerkuan kallezuesit te legalizoje kontraten e shitblerjes se prones se tij. Mbi bazen e kesaj kerkese pronari i ish-SMT-se u drejtua ne zyrat Sektorit te Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave duke kontaktuar me specialistin Kliton Rusi i dyshuar per mitmarrje.
Ai pas sorollatjeve disa ditore e adresoi kallezuesin te takoje dy miqte e tij ne Lushnje tek te dyshuarit Misir Haxhiu dhe biznesmeni Dashnor Sinanaj Zdrava. Sipas pretendimit keta i kerkuan pronarit te ish-SMT-sete paguaje 50 mije euro per te kryer veprimet e kerkuara nga ZRPP-ja-thane burimet e prokurorise. Pas takimit me keta persona kallezuesi u drejtua ne prokurorine e kryeqytetit duke denoncuar per rryshfet kerkuesit. Pas regjistrimit te procedimit penal ndaj te dyshuarve jane kryer hetimet me metoda speciale si vezhgime te levizjes se tyre e takimeve pergjimi i tyre filmimi e fotografim i takimeve.Nga keto biseda dhe takime mes kallezuesit dhe dy lushnjareve Haxhiu dhe Sinanaj ata i kane kerkuar ne emer te Rusit te paguaje 50 mije euro- thane burime te akuzes. Pas takimeve kallezuesi kerkoi nje takim me te dyshuarin Rusi i cili pasi u vu ne dijeni per shumen e kerkuar nga miqte e tij ia uli pazarin pronarit te ish SMT-se ne 7500 euro per ligjerimin e kontrates para noterit.