U burgos pa te drejte 400 mije euro gjobe policise
LUSHNJE- Familja e nje 17 vjecari te akuzuar padrejtesisht per perdhunimin e nje te miture kerkon demshperblim nga institucionet shteterore te cilat u kane nxire jeten keto muajt e fundit. Adoleshenti u arrestua tre muaj me pare i akuzuar per perdhunimin e nje 9- vjecareje dhe qe nga ajo dite familja e tij eshte mbuluar nga turpi. Djali ne asnje rast nuk e ka pranuar akuzen dhe tre muaj me pas policia ka zbuluar se perdhunuesi eshte nje tjeter person.
Pas arrestimit te 50-vjecarit Bardhyl Dervishi policia dhe prokuroria kane liruar Hoxhen duke u mjaftuar me nje na fal te thate. Per kete arsye familja sot kerkon 400 mije euro demshperblim per burgun e padrejte dhe per demin moral qe i eshte shkaktuar. Denoncimi im ka qene me emra konkrete. Une akuzoj inspektorin e zones prokurorin e ceshtjes dhe oficerin e policise gjyqesore. Keta persona me kane futur ne burg djalin i cili ka qendruar rreth 3 muaj ne menyre te padrejte ne qelite e paraburgimit per te mitur ne Vlore- tha dje babai i 17-vjecarit Fitim Hoxha. Pas disa muajsh hetime ai eshte deklaruar i pafajshem nga gjykata. Sipas babait te tij djali 17-vjec eshte rrahur ne polici per te pranuar akuzen e perdhunimit te vajzes 9-vjecare. Ai tregon se gjate kesaj kohe kur djali ka qene ne burg e gjithe familja eshte detyruar qe te jetoje me turp. Ne si familje kemi qene nen nje trysni psikologjike nga bashkefshataret. Une isha i bindur se djali im nuk e kishte kryer ate krim te turpshem por prape nuk mund te dilja ne fshat. Rrija ne pyll gjithe diten i fshehur pasi me vinte turp te dilja. Na bene me turp duke shmangur cdo takim me njerezit e afert dhe banoret e fshatit- tregon babai i 17-vjecarit. Ngjarja per te cilen u akuzua Hoxha ka ndodhur ne 27 qershor te ketij viti ne fshatin Kolonje te rrethit Lushnje ku sipas policise ishte dhunuar seksualisht nje 9-vjecare. Per kete ngjarje ka pasur tre te arrestuar por dy prej tyre jane liruar ndersa i treti 17 vjecari Hoxha eshte
vene nen masen e sigurise burg pa afat.
Prokuroria e Lushnjes edhe pse ka firmosur arrestimin e 17- vjecarit te dyshuar dhe ka nisur nje hetim tjeter i cili ka zgjatur rreth tre muaj. Pas perfundimit te ketij hetimi gjykata e ka lene te lire 17- vjecarin nga Ardenica e Lushnjes duke e deklaruar te pafajshem nderkohe ka ndaluar si te dyshuar per kete akuze shtetasin Bardhyl Dervishi rreth 50 vjec banor i ketij fshati. I arrestuari Dervishi punonte ne nje klub ne manastirin e Ardenices. Ketij te fundit pas shoqerimit nga policia ne mjediset e paraburgimit ne Lushnje i eshte komunikuar akuza e perdhunimit te vajzes.