E Diel, 1 Nëntor 2026

Spektakël në Real-Barça, nëMadrid mbyllet barazim

MADRID-Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfi da e javës së 32-të të kampionatit spanjoll, mes Realit dhe Barcelonës. Në "Santiago Bernabeu", fituesi i madh ka qenë spektakli, në një ndeshje të mbushur me emocione deri në çastet e fundit. Katalanasit nuk kanë mundur të përsërisin sot fitoren 50 të takimit të parë, pasi madrilenët këtë herë kanë dhuruar një paraqitje ndryshe. Të gjendur në disavantazh dhe me 10 vetë në fillimin e pjesës së dytë, kryeqytetasit kanë ditur të reagojnë dhe të barazojnë shifrat, duke ndalur pas 5 ndeshjesh serinë e humbjeve me rivalët e përjershëm. Takimi i mbrëmshëm i ka patur të gjitha, duke nisur nga loja e bukur e golat, por edhe nervat dhe tensionin e madh. Është parë qartë që Zhoze Murinjo nuk donte të humbiste duke hedhur në fushë një skuadër të kujdesshme dhe që gjatë gjithë kohës mendonte të kundërsulmonte. Barazimi është një shenjë se Reali nuk ka më frikë nga Barcelona, ndonëse takimet e fundit ishin kthyer në një makth për të. Katalanasit kishin fituar 5 herë rresht, duke vendosur një hegjemoni të vërtetë, por mbrëmë janë ndalur. Tashmë janë 3 përballje të tjera, ajo e së 20 prillit në finalen e Kupës së Mbretit, e 27 prillit në takimin e parë gjysmëfinal të Champions League si edhe takimi i kthimit më 3 maj.
NDESHJA
Në pjesën e parë, Reali ka luajtur me një skemë të re, me Pepen përpara mbrojtjes, ndërkohë që e gjithë skuadra ka qëndruar e tërhequr. Rastin e parë e kanë patur pikërisht madrilenët, me një goditje dënimi të Ronaldos, që është pritur nga Kasijas. Më pas, Ksavi ka dhënë një top të artë për Mesin, që me një parabël u mundua të kalonte Kasijas, por pa rezultat. Gjithsesi, momentet më emocionuese erdhën në fundin e pjesës së parë. Në fillim është Ronaldo, që pasi del vetëm me Valdes nuk gjuan dot, me Adrianon që i largon topin. Më pas, një aksion i rrezikshëm i Barçës, me Lionel Mesin që del vetëm me Kasijas, por ndalet nga ky i fundit. Në minutën e fundit, Reali për pak sa nuk shënon nga një goditje këndi, por Adriano largon nga vija fatale një goditje me kokë të Ronaldos. Në fillimin e pjesës së dytë, Reali ka goditur shtyllën me anë të Kristiano Ronaldos, përpara se Albiol të shkaktonte një faull ndaj David Vijës, që për arbitrin Fernandez ishte penallti. Karton i kuq për mbrojtësin, ndërsa Mesi arrin të realizojë. Më pas, Barça ka gjithçka nën kontroll. Ksavi goditi edhe shtyllën, ndërkohë që 8 minuta para fundit, Reali mori një penallti me Marselon. Nga pika e bardhë Kristiano Ronaldo barazoi, ndërkohë që minutat e mbetura ishin më emocionueset, me dy skuadrat që kanë menduar vetëm të fitojnë, por pa arritur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›