Kroaci, protestapër dënimin egjeneralëve
ZAGREB- Mbi dy mijë demonstrues, veteranë dhe mbështetës, u mblodhën mesditën e sotme në sheshin kryesor të Zagrebit për të protestuar kundër dënimit të dy ish-gjeneralëve kroatë nga drejtësia ndërkombëtare.
"Ky është një turp. Një agresion i ri kundër Kroacisë. Jo vetëm ndaj gjeneralëve që janë dënuar, por ndaj popullit kroat", u shpreh e indinjuar Guberac Dubravka, 60 vjeçe, burri i së cilës u vra në konfliktin e viteve 1991- '95.
"Burri im ka dhënë jetën e tij për Kroacinë. Mos ndoshta kjo të thotë se ai do të ishte paditur sot dhe fëmijëve të mi do t'u duhej t'u vinte turp nga babai i tyre?", tha ajo para se të shpërthente në lot.
(m.a/ata/BalkanWeb)