Fituesit; Përfundon testimi me shkrim, 216 emrat për në akademi
Në ambientet e “Pallatit të Kongreseve” është zhvilluar ditën e djeshme testimi me shkrim i konkurrentëve, që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë. Në testimin me shkrim morën pjesë 1.034 nga kandidatët që kishin aplikuar në të gjithë vendin. Pas përfundimit të testimit me shkrim, nisur nga pikët e grumbulluara, u kualifikuan fitues për këtë fazë të konkurrimit 216 nga kandidatët që kanë aplikuar. Testimi me shkrim është faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve që do të ndjekin kursin për Patrullën e Përgjithshme. Rezultatet e testimit me shkrim u nxorën në prani të kandidatëve pjesëmarrës dhe korrigjimi i tyre u bë me skaner. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, listat me rezultatet përfundimtare të testimit do të afishohen në vende të dukshme pranë “Pallatit të Kongreseve”. Kandidatët që kanë grumbulluar mbi 60 pikë konsiderohen fitues dhe do t’i nënshtrohen fazave të tjera të përzgjedhjes. Nga data 12 deri në datën 15 gusht fituesit e testimit me shkrim do i nënshtrohen testimit fizik, i cili do të zhvillohet në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”. Në përfundim të të gjithë procesit do të përzgjidhen për të vazhduar kursin e formimit bazë policor 150 nga kandidatët që kanë aplikuar.
Data e testimit fizik
* Në datën 12 gusht, në orën 07:00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 1 deri në numrin rendor 54.
* Në datën 13 gusht, në orën 07:00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 55 deri në numrin rendor 108.
* Në datën 14 gusht, në orën 07:00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 109 deri në numrin rendor 162.
* Në datën 15 gusht, në orën 07:00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 163 deri në numrin rendor 216.