E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spindelegger: Dorëzimi i Divjakut, i paimagjinueshëm

Ministri i jashtëm i Austrisë Michael Spindelegger ka deklaruar se ishte i paimagjinueshëm dorëzimi tek autoritetet serbe i gjeneralit të Bosnjës, Jovan Divjak.

Ky i fundit u arrestua ditë më parë në aeroportin e Vienës bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar të iniciuar nga Serbia. Beogradi e akuzon gjeneralin në pension për krime lufte.

Divjak është serb i Bosnjës, që iu bashkangjit forcave boshnjake gjatë kohës së luftës dhe shihet si hero në Sarajevë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›