Verfus: Maqedonia do ta mund Greqinë në Hagë

Maqedonia do ta fitojë çështjen kundër Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së përkohshme bilaterale me pengimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht, vlerëson Tomas Verfus, analist holandez dhe kryetar i Asociacionit të gazetarëve pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.
"Gjyqi çdoherë përpiqet të miratojë vendim korrekt, por vendimet çdoherë mbështeten në legjislacionin ndërkombëtar. Detyra e tij është ta interpretojë të drejtën ndërkombëtare. Ndonjëherë palës që humb nuk i pëlqen rezultati. Por, siç thashë në rastin me Maqedoninë, gjasat e fitoreve janë të mëdha", theksoi Verfus për TVM.
Duke u përgjigjur në pyetjen, se çfarë qëndrimi do të ketë gjyqi për Marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995 ku në nenin 11 thuhet se Greqia nuk do ta pengojë integrimin e Maqedonisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, Verfus me koment: "Marrëveshjet duhet të respektohen, ky është parim shumë i vjetër dhe i rëndësishëm i të drejtës ndërkombëtare".